“Kruja dhe Skënderbeu”, ekspozohen veprat e 54 piktorëve shqiptarë

173

Ekspozita “Kruja dhe Skënderbeu”e 54 piktorëve shqiptarë u çel mbrëmjen e djeshme në qytetin bregdetar të Vlorës, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

Në ekspozitën e organizuar nga Instituti i Librit dhe Promocionit, bashkia e Vlorës dhe Qendra e Kulturës dhe Artit Vlorë, ishin të pranishëm kryetari i bashkisë Dritan Leli, Irena dhe Fatmir Toçi nga ILP, piktorë, artdashës, etj.

Në ekspozitë piktorët nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia kanë hedhur në telajo impresionet e tyre për Skënderbeun.

Ekspozita përfshin rreth 65 punime në pikture me kuratorë Edi Kojani dhe Saimir Çuçi. Pjesë e ekspozitës janë piktorët Kujtim Buza, Abdi Bajrami, Adriana Puleshi, Adrian Çene, Adrian Devolli, Agim Kadillari, Agim Sulaj, Azem Kuçana, Idriz Berisha, Jordan Findiku, Pashk Përvathi, Nasuf Myftari, Nerjada Dado, Parid Dule, Romeo Kallço, Sadik Kasa, Sali Shkupolli, Spiro Panariti, Vangjel Gjikondi etj.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur në Qendrën e Kulturës dhe Artit Vlorë deri më 26 dhjetor.