Krujë, edicioni i dytë i “Rock the Castle” mblodhi shumë grupe muzikore dhe DJ

35

Kalaja e Krujës është destinacion kulturor, por së fundi po kthehet edhe në hapësirë arti për të rinjtë.

Kjo falë grupeve më të mira të rrok-ut në Shqipëri, të cilat për tre orë i dhanë fundjavën që lamë pas të pranishmëve, ritmet e muzikës rock dhe alternative.

Në edicionin e tij të dytë pas zhvillimit me sukses vitin e kaluar, ku grupe muzikore dhe DJ të ndryshëm realizuan për herë të parë një event muzikor të përmasave të mëdha, “Rock the Castle” synon të kthehet në një traditë të përvitshme, me objektivin për ta bërë sa më të larmishme ofertën turistike të Krujës.

Këtë edicion ishin të ftuar shumë grupe muzikore dhe agjendë të pasur artistike me grupe dhe artistë si Peter Pan Quartet, Dobs, The Djems, Paradox, Nandhe, Bojken Lako, Semi Jaupaj, Henri Mahmutaj, Jona Pepkolaj, Rea Nuhu.