Udhëheqësja gjermane, Angela Merkel kryesoi listën e Forbes 2019, e ndjekur nga kryetarja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde nga Franca, dhe Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi.
Merkel është kancelarë e Gjermanisë që nga viti 2005, ndërsa shpesh është përshëndetur si udhëheqëse de fakto e Bashkimit Evropian e madje edhe udhëheqëse e ‘botës së lirë ’.
10 gratë që kryesojnë listën:
- Angela Merkel, Kancelarja Gjermane
- Christine Lagarde, drejtuese e Bankës Qendrore Evropiane
- Nancy Pelosi, Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA
- Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian
- Mary Barra, CEO e General Motors
- Melinda Gates, Bashkëkryetare e Bill & Melinda Gates Foundation
- Abigail Johnson, CEO e Fidelity Investments
- Ana Patricia Botín, Kryetare Ekzekutive e Santander Botín
- Ginni Rometty, CEO e IBM Gruaja e parë që drejtoi kompaninë
- Marillyn Hewson, CEO e Lockheed