Kryhet me sukses ndërhyrja delikate në zemër, mjeket e “Shefqet Ndroqit” i shpëtojnë jeten 45 vjeçares

9

Një ndërhyrje delikate në zemër tek një paciente 45-vjeçare e rioperuar pas 20 vitesh, u realizua me sukses nga ekipi i kardiokirurgjisë në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”.

Një përgëzim me mirënjohje Dr. Rezart Devejës, Dr.Dervish Hasës, Dr.Ketion Menkshit, anestezistëve Dr.Marjeta Bilja dhe Dr.Anri Gongo, si edhe infermiereve Marinela Guri dhe Eriselda Kiço.

Në qendrën e dytë  të Kardiokirurgjisë, me sallat kardiokirurgjikale të pajisura me fjalën e fundit të teknologjisë dhe ekipin e talentuar e të përkushtuar të bluzave të bardha, po kryhen ndërhyrje nga më delikatet, me një gamë të gjerë dhe me rezultate shumë të mira/Poal