Kryhet me sukses ndërhyrja kirurgjikale me laparoskopi moderne në Spitalin Rajonal të Korçës

96

Në spitalin rajonal të Korçës u realizua një intervent i ndërlikuar me laparoskopi moderne.

Spitali rajonal  Korçës, duke ndarë lajmin, publikoi edhe foto të ndërhyrjes kirurgjikale me laparoskopi moderne, të realizuar dje.

Institucioni shpreh falënderimet për repartet e kirurgjisë dhe reanimacionit për këtë hap të rëndësishëm dhe cilësor që i nevojitej spitalit.

Laparoskopia është një metodë me anë të së cilës kontrollohet barku nëpërmjet një pajisjeje të quajtur teleskop, i cili, me teknologjinë e përparuar që përdoret sot, përdor një sistem me fibër optike me dritë të ftohtë. Në të njëjtën kohë, ai monitoron barkun nëpërmjet një sistemi optik dhe mund të kryejë ndërhyrje kirurgjikale.