Kthehet në Tokë ekuipazhi i NASA-s pas gjashtë muajsh në hapësirë

0
FILE PHOTO: The four commercial crew astronauts representing NASA’s SpaceX Crew-3 mission are pictured in their Dragon spacesuits for a fit check aboard the International Space Station's Harmony module on April 21, 2022. From left, are ESA (European Space Agency) astronaut Matthias Maurer, and NASA astronauts Tom Marshburn, Raja Chari, and Kayla Barron. NASA/Handout via REUTERS

Pas rreth gjashtë muajsh në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) dhe disa nisjeve të vonuara, dy amerikanë, një rus dhe një astronaut japonez janë kthyer të sigurt në Tokë, njoftoi sot NASA.

“Katër udhëtarët hapësinorë u larguan dje nga bordi i ISS i një kapsule nga kompania private e fluturimeve hapësinore e Elon Musk SpaceX dhe u rrëzuan rreth 20 orë më vonë në brigjet e Floridës në orën 02:02 të mëngjesit të dielën”, njoftoi NASA në Twitter.

Nisja e “Crew-5”, e përbërë nga astronautja e NASA-s, Nicole Aunapu Mann, kolegu i saj Josh Cassada si dhe astronauti japonez, Koichi Wakata dhe kozmonautja ruse, Anna Kikina  ishte shtyrë vazhdimisht për shkak të kushteve të motit. Fillimisht, ata kishin planifikuar të niseshin disa ditë më parë.

“Crew-5” u lëshua në tetor nga kozmodromi Cape Canaveral, nisja e parë e përbashkët e astronautëve të NASA-s dhe një kozmonauti rus nga toka amerikane që nga fillimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës më shumë se një vit më parë.

Në bordin e ISS, ndodhen ende kozmonautët rusë, Sergey Prokopyev dhe Dmitri Petelin si dhe astronauti i NASA-s, Frank Rubio dhe “Crew-6”, i cili mbërriti vetëm pak ditë më parë.

/ata.gov.al