Kuçovë, përfundon ndërtimi i bibliotekës

78

Libri dhe leximi së fundmi po marrin vëmendjen e duhur nga institucionet përkatëse duke organizuar aktivitete dhe duke rikonstruktuar dhe pasuruar me tituj të rinj bibliotekat dhe shkollat periferike.

Në Kuçovë projekti për bibliotekën e qytetit sapo ka përfunduar. Qëllimi dhe rëndësia e bibliotekës për ruajtjen dhe zhvillimin e leximit duke e pasuruar më tej me tituj librash të rinj, zhvillimin e aktiviteteve kulturore si edhe zhvillimin e ekspozitave dhe veprimtarive të ndryshme tashmë do të marrë një hov të ri.

Së shpejti kjo bibliotekë do të hapë dyert për të gjithë të pasionuarit pas leximit, kulturës dhe artit.