Kujdesi ndaj historisë, riparohet Monumenti i Pavarësisë

170

Në  kuadër të ruajtjes dhe përkujdesit për monumentet e kulturës së qytetit si simbol i vlerave shpirtërore, materiale dhe zhvillimin në shekuj, është bërë i mundur riparimi i Monumentit të Pavarësisë që ndodhet tek Parku Rinia përgjatë bulevardit kryesor. Krahas përforcimit të bazamentit vepra është pastruar nga shkrime të ndryshme të bëra përgjatë kohës.

Monumenti është 6.5 m i gjatë dhe 5.5 m i gjërë, peshon plot 15 ton dhe është simbol i rezistencës shqiptare në kohë lufte dhe kohë të vështira. Ka formën e një kulle dhe nënkupton hapjen e rrugës së Shqipërise drejt Pavarësisë.