Kujtimi, fizioterapisti i verbër që frymëzon me aftësitë e tij

110

Kujtimi nga Tirana, dikur e shihnte botën si të gjithë ne, ndërsa tani jeton vetëm me format dhe ngjyrat e së shkuarës. Ai na tregon se diellin e ka parë në 16 vitet e para të jetës së tij. Ishte degjenerimi i retinës, ajo që i mori dritën e syrit dhe e la të verbër.

Kujtimi ka përfunduar dy fakultete, atë të Drejtësisë dhe të Shkencave Mjekësore Teknike. Prej 7 vitesh ushtron profesionin e fizioterapistit. Shqisa e të prekurit e ndihmon atë të njohë problemet muskulare në trupin e pacientit.

Kujtimi është baba i një djali 5-vjeçar. Ai thotë që kjo është stina më e bukur e jetës së tij.

Edhe pse Kujtimi nuk e sheh diellin, ai gjithnjë rend pas dritës.