Kukës, nis puna për rehabilitimin e shesheve në lagjen nr.3

496

Nisi sot puna për zbatimin e projektit që synon sistemimin e plotë të shesheve para bllokut të pallateve 1,2,3,4 të lagjes 3 të qytetit. Në nisjen e punimeve, një investim nga buxheti i bashkisë, me një vlerë rreth 16 milion lekë te reja, Kryetari i Bashkisë z.Bashkim Shehu theksoi rëndësinë e madhe të këtij investimi dhe synimet e bashkisë per ta shtrirë në çdo lagje të qytetit.