Kukës, nis puna për rikonstruksionin e Spitalit Rajonal

128

Prej ditësh, ka nisur së zbatuari projekti për rikonstruksionin e godinës së spitalit rajonal të Kukësit.

Parashikohet që të shtohet një godinë e re, në të cilën do jetë: Shërbimi i Urgjencës, Salla e operacionit dhe Shërbimet mbështetëse.

Puna ka nisur me ritmet e duhura dhe kompania po punon me kapacitet të plotë.

Fondi i dhënë për fazën e parë të punimeve arrin në rreth 200 milionë lekë, duke synuar përmirësimin e kushteve për mijëra pacientë që marrin shërbim shëndetësor.