Kulla Eiffel….zgjatet me 6 metra

131

Kulla Eiffel në Paris është zgjatur me gjashtë metra, pasi një antenë e re radioje u instalua në majë të saj me ndihmën e një helikopteri.

Antena përdoret për të transmetuar radio digjitale në zonën metropolitane të Parisit.

Kulla Eiffel tashmë është 330 metra e lartë.

Hera e fundit që ajo u zgjat ishte 22 vjet më parë me instalimin e një antene tjetër.

Për një kohë të gjatë, një numër i madh antenash janë vendosur në pjesën e sipërme të strukturës.

Mbi 100 vjet më parë, emisioni i parë radiofonik francez u transmetua pikërisht nga kjo kullë.