Kur dhe ku u printuan paratë e para të Shqipërisë në 1926?

64

Deri në vitin 1926, Shqipëria nuk kishte monedhë kombëtare e si rrjedhojë përdorte ligjërisht monedha të huaja, që krijonin jo pak probleme në shkëmbimet ekonomike të vendit apo te llogaritë publike, për shkak edhe të mungesës së kursit të këmbimit.

Krijimi i Bankës Kombëtare të Shqipërisë parashikonte edhe printimin dhe futjen në treg të monedhës shqiptare, frangut ar me nënfishat e tij lekë e qindarka. 1 frang ar ishte i barabartë me 5 lekë. Në procesin e printimit të kartëmonedhave e monedhave shqiptare do të angazhoheshin disa prej kompanive më të njohura në botë për këtë shërbim.

Për kartëmonedhat me prerje 5, 20 e 100 franga do të përzgjidhej kompania “Bradbury Wilkinson&Co. Ltd.” në Londër ndërsa për kartëmonedhën 1 frangë (5 lekë) do të përzgjidhej “Richter & Co” në Napoli.

Prerja 20 franga do të ishte prerja më e përdorur në Shqipëri deri në vitet ’30 e duke zënë 62 % të nivelit të qarkullimit të parave. Më pas raporti do të ndryshonte, ku prerja 100 franga do të zinte më shumë “vend” në qarkullimin e parasë në vend./SCAN TV