Kur do të jetë teknologjia 6G e disponueshme për publikun?

2

Me 5G që tashmë është bërë një teknologji gjerësisht e disponueshme, shumë kanë filluar të pyesin kur do të vijë 6G-ja. Teknologjia 6G është aktualisht në zhvillim por a do të jetë e aksesueshme së shpejti? Kur do të shohin 6G në pajisjet tona?

Çfarë është 6G-ja?

Është gjenerata e ardhshme e teknologjisë celulare e cila do të pasojë 5G-në, që aktualisht është rrjeti celular më i shpejtë në përdorim. Siç mund të kuptoni, 6G-ja duhet të jetë më e shpejtë se 5G-ja, dhe për këtë qëllim mbase mban këtë emër.

Shumë njerëz kërkojnë çdo ditë e më shumë shpejtësi më të larta, edhe pse ato që kanë sot në dispozicion nuk mund të krahasohen me shpejtësitë e internetit një dekadë më parë. Kur spekulimet fillojnë të qarkullojnë rreth një rrjeti celular më të shpejtë, njerëzit emocionohen.

Edhe pse 6G-ja ende nuk ekziston, diskutimet rreth saj apo mbërritjes kanë filluar.

Kur 6G do të jetë e disponueshme?

Për momentin 5G-ja është teknologjia më e fundit celulare valore që mund të aksesojm. Por 6G-ja mund të mos jetë shumë larg.

Megjithatë ka shumë njerëz në mbarë botën që ende nuk kanë akses në 5G që debutoi për herë të parë në vendet e zhvilluara në 2019-ën. Shqipëria është një prej tyre ku aktualisht teknologjia celular më e shpejtë që mund të përdorim është 4G lançuar në 2009.

Edhe pse disa vende vuajnë nga lidhjet celulare të ngadalta, disa të tjerë janë të gatshëm të kalojnë në 6G.

Konsensusi i përgjithshëm për debutimin e 6G është fundi i dekadës dhe fillimi i 2030. Disa parashikojnë debutim në 2025 por duken qëndrime tejet optimiste.

/pcworld.al