Kur nëna e shtatë fëmijëve lind… pesënjakë!

0

Pesënjakë, për t’u shtuar shtatë fëmijëve që kishin pasur më parë. Historia e pabesueshme e Dominika Clarke vjen nga Polonia, një grua e martuar me një burrë me kombësi britanike, tashmë nënë e shtatë fëmijëve të moshës nga 10 muaj deri në 12 vjeç, e cila ditët e fundit lindi pesënjakë në një spital në Krakov, shkruan today.it.

Pesë të sapoardhurit kanë lindur me prerje cezariane në javën e 29-të dhe aktualisht kanë nevojë për mbështetje të frymëmarrjes, por të gjithë janë mirë.

Super mama, Dominika, ishte e lumtur dhe njëkohësisht e befasuar: “Ne kishim planifikuar të kishim një fëmijë të tetë, por më pas doli se kishte edhe shumë të tjerë”, shpjegoi ajo për mediat vendase.

Pesënjakët, tre vajza dhe dy djem, quhen Arianna Daisy, Charles Patrick, Elizabeth May, Evangeline Rose dhe Henry James.

Siç u përsërit në një konferencë për shtyp nga Ryszard Lauterbach, Shefi i Departamentit të Neonatologjisë në Spitalin e Krakovit, të vegjlit së shpejti do të mund të shkojnë në shtëpi.

“Së shpejti do të vijë dita e daljes së tyre nga spitali. Jemi përpara një mrekullie: shanset për të ngjizur pesënjakë është 1 në 52 milionë”, shtoi ai.

“Më lehtë të fitosh lotarinë”, komentoi gruaja, e cila nuk ka shprehur shqetësimin për madhësinë e re të familjes.

/ata.gov.al