Kuriozitet/ A e dini sa kg fruta për frymë konsumuan shqiptarët vitin e kaluar?

26

Eksportet shqiptare të frutave shënuan një rritje prej 25% gjatë vitit 2019 krahasuar me vitin e mëparshëm. Sipas të dhënave të INSTAT-it në vlerë eksportet e frutave llogariten gjatë 2019-s 2.6 miliardë lekë.

Por një raporti i fundit i publikuar nga Organizata për Ushqimet dhe Agrikulturën me qendër në Romë, e rendit Shqipërinë ndër vendet me konsumin më të lartë të frutave përgjatë 1 viti.

Sipas raportit, konsumi për frymë i frutave në Shqipëri llogaritet mbi 150 kg.

Në hartën e publikuar paraqitet niveli i konsumimit të frutave për çdo vend të Europës.

Referuar të dhënave, krahas Shqipërisë, vendet që kanë konsumin të lartë të frutave janë edhe Greqia, Italia dhe Portugalia.

Spanja dhe Franca përfshihen në vendet që kanë një konsum mesatar të frutave prej 80-90 kg për frymë.