Kuriozitet/ A e dini sa makina ka Shqipëria? Kush e mban “fronin”

588

Kryeqyteti mban numrin më të lartë të automjeteve në vend, duke pasur brenda tij 31 % të automjeteve që ndodhen në mbarë vendin. Referuar shifrave të Open Data/Bashkia Tiranë, në total në Shqipëri janë 578 mijë e 638 automjete pasagjerësh dhe mallrash.

Pjesa më e madhe e automjeteve është në Tiranë, 179 mijë e 167 të tilla ose 31 % e automjeteve që ka vendi.

Por çfarë mjetësh qarkullojnë në Tiranë?

Të dhënat e publikuara janë deri në vitin 2018, megjithatë ato shërbejnë për të kuptuar tendencën. Nga 179 mijë e 167 mjete, automjete pasagjerësh në Tiranë janë 158 mijë e 234  ose 88 % e tyre. Pjesa më e madhe janë autovetura (144 mijë e 363), ndërsa pjesa tjetër janë autobuzë e mikrobuzë (2 mijë e 73), motoçikleta e triçikla (11mijë e 784) dhe kampera (14).

Ndërkohë, në kryeqytet janë edhe 20 mijë e 933 automjete mallrash nga të cilat 18 mijë e 570 janë kamionë dhe traktorë rrugorë, 46 janë makineri bujqësore, 2 mijë e 82 janë rimorkio dhe 235 janë makineri teknologjike.