Të paktën 7,9 miliardë karta SIM qarkullojnë në të gjithë botën, shifër kjo më e madhe sesa popullsia e botës, ndërsa përdoruesit e celularëve janë 5,9 miliardë, sipas raportit të kompanisë Ericsson.
Hendeku midis përdoruesve unikë dhe kartave SIM është për shkak të pranisë më shumë se një të këtyre të fundit për një abonent apo për abonime joaktive.
Në tremujorin e katërt 2019, numri i pajtimtarëve në rrjetet mobile është rritur për 49 milionë njësi (+ 3%).
Kontributi më i madh në këtë tremujor erdhi nga Kina (+7 milionë), ndjekur nga Indonezia (+5 milionë) dhe Filipinet (+4 milionë).