Kuriozitet/ A e dini se kur u vendos gjoba e parë në histori? Shoferi po ecte me…13 km/h

47
Me 28 janar të vitit 1896 është vendosur gjoba e parë në histori. Walter Arnold nga Mbretëria e Bashkuar u kap ndërsa ecte me shpejtësinë 13 kilometra në orë në një zonë ku maksimumi i shpejtësisë që lejohej ishte 3 kilometra në orë.
 
Automobilisti i parë i gjobitur e kishte “këmbën shumë të rëndë” dhe e kishte shkelur me 10 kilometra mbi limitin e shpejtësisë!
 
Në ditët e sotme kjo mund të na bëjë për të qeshur por në ato vite limiti i shpejtësisë në rrugët më të mira ishte 6 kilometra në orë.
 
Dhe nuk është vetëm kjo që mund të na bëjë për të qeshur; Arnold u bllokua nga një polic që e ndoqi me biçikletë…