Kuriozitet/ Ura më e shkurtër në botë që lidh SHBA-të me Kanadanë

226

Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kufirin më të gjatë ndërkombëtar në botë. Kufiri me Kanadasë dhe SHBA’së shtrihet në një distancë prej 8,891 kilometrash.

Por si për çudi, mes tyre ekziston edhe ura më e shkurtër ndërkombëtare që lidh dy shtete. Kjo urë ndodhet në Zavikon Island, ku lidhë Kanadanë dhe SHBA’në.

Shtëpia që shihni në fotografi dhe ura, janë të një pronari që shtëpin e ka në Kanada, ndërsa oborrin në SHBA. Ura është e gjatë 9.8 metra. Kjo urë lidhë një ishull të Kanadas dhe një ishull të SHBA’së dhe gjendet në mes të lumit Shën Lorenc.

Më poshtë keni një fotografi të kësaj ure, ku në të majtë është Kanada, ndërsa në të djathtë SHBA