Kursimet e shqiptarëve, ja sa miliardë lekë ishin depozitat në nëntor

34

Në sektorin bankar janë depozituar në total rreth 2.4 miliardë lekë gjatë muajit nëntor të këtij viti.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, kursimet janë rritur ndjeshëm me 9.4%, ndikuar kryesisht nga valuta (+12%) dhe më pak nga monedha vendase (+6%).

Në fund të muajit nëntor, stoku i depozitave në valutë përbënte 55.3% të totalit, nga 53.9% në të njëjtën periudhë të një vit më parë.

Sipas BSH-së, në fund të muajit nëntor, stoku i depozitave shënoi 1.18 trilionë lekë (rreth 9.6 miliardë euro)