Kush e do pikturën nuk duhet ta humbë këtë ekspozitë të koleksionit më të madh privat të veprave të mjeshtrit Gjelosh Gjokaj, në hollin qendror të kryeministrisë dhe hapësirat e tjera të COD (Qendra për Hapje dhe Dialog).
Për herë të parë Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) sjell veprat e maestro Gjelosh Gjokajt, pjesë e koleksionit më të madh të piktorit të jashtëzakonshëm shqiptar prej Malit të Zi, që përmban vepra mes viteve 1961-2013.
Gjelosh Gjoka, artisti shumëdimensional, i la trashëgimi artit shqiptar dhe atij europian qindra piktura dhe punë të ndryshme grafike, duke u bërë një ndër piktorët më të mëdhenj të botës shqiptare.
Ekspozita e çelur në COD përmban 73 vepra të krijuara mes viteve 1961-2013.
/ata.gov.al