Kush është gruaja më e fuqishme në botë. Ja lista e 10 më të fuqishmeve

32

Në vendin e parë në renditjen e 100 grave më me ndikim ne politike, për rolin e saj gjatë luftës në Ukrainë dhe për menaxhimin e pandemisë, është renditur presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, sipas “The Forbes”.

“Ndikimi i saj është unik, asnjë grua tjetër, në renditje, nuk ka udhëhequr një politikë në emër të 450 milionë banorëve”, thuhet në revistën amerikane.

Giorgia Meloni është gruaja e shtatë më e fuqishme në botë sipas renditjes së “Grave më të fuqishme në politikë në 2022” të hartuar nga “The Forbes”, në të cilën kryeministrja është e vetmja italiane.

Ndër 10 gratë më me ndikim, në vendin e dytë është renditur presidentja e BQE-së Christine Lagarde, në vendin e tretë zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris dhe në vendin e katërt CEO e “General Motors”, Mary Barra.