Kush janë 10 njerëzit më të pasur në botë sipas Forbes

64

Forbes ka publikuar listën e personave më të pasur në botë.

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos mban vendin e parë me një pasuri me vlerë 131 miliardë dollarë.

Ai themeloi kompaninë në vitin 1994 në garazhin e tij në Seattle. Jeff mbetet shefi ekzekutiv i Amazon dhe zotëron 16 % të aksioneve.

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates ndodhet në vendin e dytë, me një pasuri me vlerë 96.5 miliardë dollarë.

Bill ka shitur pjesën më të madhe të aksioneve të tij në kompani që kur e themeloi në vitin 1975 me Paul Allen.

Ai pasohet nga Warren Buffett, një nga investitorët më të suksesshëm të të gjitha kohërave, me 82.5 miliardë dollarë pasuri.

Bufett drejton Berkshire Hathaway, e cila zotëron më shumë se 60 kompani, duke përfshirë prodhuesit e baterive Duracell.

Ndër 10 të parët janë shefi ekzekutiv i Facebook Mark Zuckerberg dhe bashkë-themeluesi i Google, Larry Page.

Lista e Forbes me 10 njerëzit më të pasur në botë:

1) Jeff Bezos, 131 miliardë dollarë

2) Bill Gates, 96.5 miliardë dollarë

3) Warren Buffett, 82.5 miliardë dollarë

4) Bernard Arnault, 76 miliardë dollarë

5) Carlos Slim Helu, 64 miliardë dollarë

6) Amancio Ortega, 62.7 miliardë dollarë

7) Larry Ellison, 62.5 miliardë dollarë

8) Mark Zuckerberg, 62.3 miliardë dollarë

9) Michael Bloomberg, 55.5 miliardë dollarë

10) Larry Page, 50.8 miliardë dollarë