Kush janë fituesit e çmimit NOBEL në Fizikë dhe Kimi – Emrat dhe kontributi për njerëzimin

41

Përpjekjet në shkencën pioniere të informacionit kuantik u dhanë çmimin Nobel në Fizikë shkencëtarëve francez, Alain Aspect, amerikan, John F Clauser dhe austriak, Anton Zeilinger.

Sipas akademisë, puna e tyre u fokusua në “gjendjet kuantike të ngatërruara, ku dy grimca sillen si një njësi e vetme edhe kur ato janë të ndara. Rezultatet e tyre kanë hapur rrugën për teknologjinë e re të bazuar në informacionin kuantik”.

Shkenca kuantike premton të hapë fusha të tëra aplikacionesh të reja për kompjuterët, në çdo gjë, nga enkriptimi i përmirësuar deri te aftësia për të shtypur sasi masive numrash më shpejt se çdo kompjuter modern.

Puna e tre shkencëtarëve – të cilët punuan veçmas – avancuan teoritë që ishin marrë në marrë në konsideratë edhe nga shkencëtarë si Albert Ajnshtajni, për dekada të tëra.

Aspect është profesor në Université ”Paris-Saclay” dhe ”École Polytechnique”, Palaiseau, në Francë. Clauser është një fizikant hulumtues në ”JF Clauser and Associates”. Zeilinger është profesor në Universitetin e Vjenës.

NOBELI NE KIMI

Çmimi Nobel 2022 në Kimi iu dha sot danezit Morten Meldal, amerikanes Carolyn Bertozzi dhe bashkatdhetarit të saj Barry Sharpless.

Meldal dhe Bertozzi i mundësuan Sharpless-it arritjen jashtëzakonisht të rrallë të fitimit të një Nobeli të dytë.

”Treshja shpërblehet për zhvillimin e kimisë bioortogonale”, njoftoi juria në vendimin e saj.

Barry Sharpless, 81 vjeç, është vetëm personi i pestë që fiton dy herë një Nobel.

Sharpless ishte i pari që doli me këtë teori.

Bertozzi më pas ndërtoi punën për të krijuar reaksionet që funksionojnë në organizmat e gjallë.

Kjo punë tani po përdoret për të eksploruar qelizat, për të gjurmuar proceset biologjike dhe për të krijuar mënyra më të mira për të luftuar kancerin.