Kush pushon në Durrës, bileta falas për të vizituar sitet arkeologjike

21

Ministria e Kulturës dhe bashkia e Durrësit kanë nënshkruar një marrëveshje për të ofruar bileta falas për sitet arkeologjike të këtij qyteti për turistët që do të akomodohen në hotelet përgjatë vijës bregdetare të bashkisë së Durrësit.

Kjo me qëllim ringjalljen e siteve arkeologjike e njëkohësisht përkrahjen e njësive akomoduese në qytetin e Durrësi.

Kjo nismë ka për qëllim rritjen e numrit të vizitorëve në sitet arkeologjike si dhe ti vijë në ndihmë tur-operatorët si dhe hotelet e qytetit, por mbi të gjitha për ti ofruar mundësinë e njohjes së historisë dhe pasurive të vendit të gjithë pushuesve shqiptarë dhe të huaj.

Marrëveshja e nënshkruar ditën e sotme në Durrës vjen pas asaj që u zhvillua në Gjirokastër. E njëjta gjë do të bëhet edhe në ditët në vijim edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.