Nëse iPhone juaj laget, mos e thani duke e vendosur në një qese me oriz, këshillon klientët kompania Apple, shkruan BBC.
Pavarësisht popullaritetit të teknikës, ekspertët kanë paralajmëruar prej kohësh kundër përdorimit të saj, me teste që sugjerojnë se nuk funksionon.
Dhe tani i njëjti gjigant teknologjik ka publikuar një udhëzues që informon përdoruesit se grimcat e vogla të orizit mund të dëmtojnë pajisjet e tyre.
Kompania sugjeron që njerëzit në vend të kësaj mënyre jo efikase telefoni duhet kthyer kokë-poshtë, duke e lënë të thahet.
Pavarësisht sofistikimit në rritje të telefonave, qasjet më të njohura për riparimin e tyre nëse bien në ujë mbeten mjaft problematike.
Apple shfrytëzoi rastin për të larguar përdoruesit nga shumë prej tyre.
Përveç shmangies së qeseve me oriz, nuk rekomandohet gjithashtu të thani telefonin tuaj të lagur duke përdorur një “burim të jashtëm nxehtësie ose ajër të kompresuar”, prandaj shmangni tharëset e flokëve.
Në vend të kësaj, Apple udhëzon njerëzit që ta lënë telefonin e tyre në një “zonë të thatë me pak fluks ajri” përpara se ta lidhin përsëri në një karikues.
/ata.gov.al