Kuzhinë surreale, restoranti ku shërbehen receta të pazakonta

3

Dikur një ish-punëtor teatri, ndërsa sot një kuzhinier. Rasmus Munk ofron receta të pazakonta në restorantin e tij, të realizuara kryesisht nga mbetjet e ushqimeve.

I ngritur në një zonë post-industriale ​në Kopenhagë, restoranti “Alchemist” me dy yje Michelin, ofron një eksperiencë unike për këdo që vendos ta vizitojë. Në sallën luksoze ku mysafirëve u shërbehen pjatat e para, ekspozohen disa kavanoza me përbërës jo fort të zakonshëm. Alga, iriq deti, këmbë pule, kandila deti, lule të rralla – të gjitha të përdorura në recetat që serviren.

Menuja e restorantit është konsideruar një art i vërtetë surrealist, ndaj dhe çmimet nuk janë aspak të lira. Klientët rezervojnë tavolinat e tyre gati tre muaj para dhe paguajnë minimalisht 538 dollarë. Mirëpo kryekuzhinieri Rasmus Munk nuk është mjaftuar me këtë famë dhe me faktin që restoranti i tij është pjesë e listës së 50 restoranteve më të mira në botë, por dëshiron të ndryshojë mënyrën se si ne mendojmë për ushqimin.

Të gjitha këto krijime e bëjnë restorantin të duket si një teatër i vërtetë që del jashtë kornizave tipike të një restoranti klasik. Fillimisht, Rasmus e bëri të famshëm atë me anë të një pjate ku shërbehej hi i ngrënshëm, frymëzuar nga kanceri i mushkërive. Në këtë mënyrë vazhduan edhe krijimet e tjera, që përfshinin artin, shkencën dhe kulturën.

/a2news.com