Ky ndryshim i vogël mund ta bëjë shtëpinë tuaj më të ngrohtë

0

Ky truk është plotësisht falas, dhe ju duhet vetëm pak përpjekje dhe kreativitet. Çfarë duhet të bëni? Duhet të lëvizni mobiljet dhe të krijoni një “aranzhim” të ri në dhoma, sepse mobiljet e mëdha përpara radiatorit bllokojnë kalimin e ajrit të ngrohtë dhe e thithin atë duke bërë që dhoma të mos ngrohet si duhet.

Me pak fjalë, ju po ngrohni divanin dhe jo njerëzit që janë ulur në të dhe as pjesën tjetër të dhomës. “Shumë nuk e dinë se lëvizja e mobiljeve është mënyra më e thjeshtë dhe krejtësisht falas për ta bërë shtëpinë më të ngrohtë. Kështu do të kurseni edhe në faturat e energjisë elektrike”, tha një nga ekspertët.

“Divanet, tavolinat dhe raftet e librave mund të thithin nxehtësinë e radiatorit dhe ta pengojnë atë të qarkullojë nëpër dhomë. Lëvizja e mobiljeve të mëdha në mënyrë që të mos jenë para ose rreth radiatorit do të lejojë që dhomat të jenë më të ngrohta”, shtoi një tjetër.

/syri.net