“La Boheme” e Saimir Pirgut në Los Angeles

14

Teksa tenori Saimir Pirgu është në majat e suksesit botëror, nga rolet më të mëdha të tij mbetet roli i Rodolfos, në “La Boheme” e Puçinit. Këtë muaj, tenori shqiptar kthehet në operën e Los Angeles-it, me vizionin e regjisorit Barrie Kosky në “La Bohéme”, duke interpretuar Rodolfon, më të rëndësishmin e të pavdekshmin personazh të Puçinit.

Nuk është hera e parë që artisti luan rolin e Rodolfos, por fakti që ky rol është interpretuar edhe nga të tjerë artistë me emër, e bëjnë Pirgun që të jetë më i vendosur për të sjellë për publikun, diçka të re.

Për mediet e huaja, artisti ka rrëfyer se, ndonëse qasjet e publikut ndaj operës në vende të ndryshme, janë të ndryshme, ka zgjedhur të bëjë më të mirën në muzikë, duke harruar popullaritetin. Edhe pse mendon se është shumë e vështirë, që të jetë besnik ndaj muzikës, sërish ai punon për ta bërë këtë më së miri dita-ditës.

Në 2008-ën, Pirgu pati debutimin e tij në “Los Angeles Opera”, si Rinuçio në “Gianni Schicchi”, me regji nga Woody Allen. Ai u kthye më 2011-ën, si Ferrando në “Cosi fan tutte” dhe një herë më shumë në 2014, si Edgardo në “Lucia di Lammermoor”, Ëager edhe më pas, Rodolfon.

Rodolfo për të ka qenë një nga sukseset më të mëdha, por ka pasur reagime të shkëlqyera me Faustin në “La Damnation De Faust”, Romeo në “Roméo dhe Juliette”, Werther dhe kohët e fundit, me Simon Boccanegra, si dhe “Rigoletto”, “Traviata” dhe “Rekuemi i Verdit”, në shumë vite.

“La boheme”, do të shfaqet në operën e Los Angeles-it, deri më 6 tetor.