“La Repubblica” shkruan për shqiptarin ‘hero’: Vrapoi për të shpëtuar fqinjët!

106

E përditshmja italiane La Repubblica përmes korrespondentit të saj në Catania, ka përcjellë historinë e emigrantit shqiptar e të disa banorëve të tjerë të Flerit, province e Catanias, të shndërruar në heronjtë e ditës.

“Janë heronjt e rastësishëm të Flerit’, shkruan La Repubblica, qytezës më të goditur nga tërmeti.

“Në zemër të natës, të mbijetuar nga lëkundja e fortë sizmike, vrapuan të shpëtojnë fqinj, miq e familjarë” 

Një prej tyre është shqiptari nga Fieri , Gazmend Hysenaj, i cili ka mbërritur në Itali vetëm një vit më parë, në kërkim të një të ardhme më të mirë për fëmijët e familjen e tij.

“Mes gërmadhave ë tërmetit në Catania, takova burra e gra të kthyer në heronj të ditës në një natë frike” shkruan gazetari. “Një shqiptar, një bukëpjekës e shumë të tjerë kurajozë, Është Italia që reziston ”