Laboratori i Gjenetikës në QSUT, aplikon për herë të parë metoda të citogjenetikës dhe biologjisë molekulare

35

Në laboratorin e Gjenetikës në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë po aplikohen për herë të parë metoda të citogjenetikës molekulare dhe biologjisë molekulare.

Falë stafit të kualifikuar dhe investimit në teknologji bashkëkohore, po aplikohen për herë të parë metoda të citogjenetikës molekulare dhe biologjisë molekulare. Një tjetër risi është se ka nisur të kryhet edhe diagnoza molekulare e sëmundjeve njëgjenike, si β-talasemia, fibroza cistike, distrofia muskulare dhe për 31 sëmundje gjenomike.

Nën drejtimin e prof. Anila Babameto, punës së biologeve Dorina Roko, Besmira Basholli dhe stafit, Laboratori i Gjenetikës është sot në nivele bashkëkohore, në shërbim të pacientëve.

Shërbimi i Gjenetikës Mjekësore ka filluar funksionimin si shërbim në vitin 1984, fillimisht në sektorët e këshillimores gjenetike dhe të laboratorit të citogjenetikës. Prej vitit 2005 aktiviteti i shërbimit është zgjeruar duke përfshirë sektorin e biologjisë molekulare për zbulimin e mutacioneve të β-talasemisë dhe anemisë drepanocitare, dy sëmundje me shpeshtësi të lartë në vendin tonë.

Shërbimi i Gjenetikës Mjekësore prej themelimit akoma dhe sot është i vetmi në vendin tonë që funksionon si shërbim mjekësor pranë QSUT dhe si njësi didaktike në nivel universitar e pasuniversitar pranë Fakultetit të Mjekësisë.