Lajm fantastik! Nis restaurimi i shtëpisë së kolosit të Shqipërisë, At Gjergj Fishtës

10

Një lajm fantastik! Kanë nisur punimet për restaurimin e shtëpisë ku Atë Gjergj Fishta, i njohur ndryshe si Homeri Shqiptar, ka jetuar në periudhën e hershme të jetës së tij, në fshatin Fishtë të Lezhës.

Shtëpia e e kolosit të letrave shqipe, është një monument kulture i kategorisë II, dhe po i nënshtrohet një restaurimi të plotë me një fond prej 5.9 milion lekë.

Punimet do t’i përmbahen konfiguracionit origjinal të ndërtesës, në të gjithë elementët e saj, në dyer, dritare, dysheme, tavane druri, shkallë, parmakë, çati, madje edhe në oborre.

Kush ishte Gjergj Fishta

Gjergj Fishta (Fishtë, 23 tetor 1871 – Lezhe, 30 dhjetor 1940) ka qenë frat françeskan, arsimtar, shkrimtar, përkthyes dhe po ashtu kryetar i komisionit për hartimin e alfabetit në Kongresin e Manastirit, anëtar i delegacionit të qeverisë Përmeti në Konferencën e Versajës dhe zëvendëskryetar i legjislativit shqiptar më 1921.

Pas dekadës së dytë të shek. XX, Fishta iu imponua kulturës shqiptare jo vetëm si shkrimtar (poet, dramaturg, prozator etj.), por edhe si kritik, historian i letërsisë dhe estet.[1] Për gjysmë shekulli ishte figura mbizotëruese e letërsisë shqipe, madje që kur ishte gjallë u kurorëzua “poet kombëtar”.