Lajm i bukur në Tiranë, 52 vjeçarja bëhet nënë për herë të parë

55

Një lajm i bukur vjen nga Materniteti “Koço Gliozheni” në Tiranë, ku një grua është bërë nënë në moshën 52-vjeçare, duke sjellë në jetë një vajzë.

“52-vjeçarja, infermiere në Prishtinë bëhet nënë për herë të parë në Maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë. Alea e vogël e ka fituar betejën për jetën, duke i sjellë një gëzim të papërshkruar nënës së saj dhe të gjithë stafit të terapisë intensive, që bëjnë një punë fantastike me të porsalindurit, duke shpëtuar jetë”, njofton ministria e Shëndetësisë.

Duke shprehur gjithë kënaqësinë dhe emocionet, nëna 52-vjeçare ka shprehur mirënjohjen për stafin e Maternitetit “Koço Gliozheni”.

“Mama për herë të parë. Ndihem shumë e lumtur, jashtë mase. Nuk kam fjalë të përshkruaj, aq e lumtur që jam. Rruga ishte e gjatë. Eksperienca ishte shumë e mirë. Jam e kënaqur nga stafi si mjekësor, si stafi infermier, jam shumë shumë e kënaqur. Ka qenë një sfidë e madhe edhe për mua edhe për bebin, por më në fund ja dolëm”.