Lajm i mirë/ 3 mijë punësime të reja në javën e parë të gushtit

33

Tregu i punës prej muajit maj po vijon të shfaqë shenja pozitive rritjeje, duke amortizuar ndikimin negativ që pati gjatë mbylljes së ekonomisë, për shkak të pandemisë së COVID-19. Ministria e Financave dhe Ekonomisë bëri të ditur se 3 mijë punësime të reja u llogaritën në javën e parë të muajit gusht.

Qeveria është gati të vërë në lëvizje planin kombëtar “Shqipëria 2030”, për rimëkëmbjen dhe zhvillimin e ri ekonomik e social të Shqipërisë.

Investimet në infrastrukturë dhe energji do të jenë prioritare, ndërsa do të ndërmerren politika që mund të nxisin biznesin e vogël dhe të mesëm.

Në fund të muajit korrik Qeveria shqiptare ka miratuar tri skema të cilat synojnë të nxisin punësimin e personave të dalë të papunë si pasojë e COVID-19, nga data 10 mars 2020 deri në datën 23 qershor 2020.

Nga janari 2021 biznesit të vogël me xhiro deri në 14 milionë lekë do t’i hiqet tatimi mbi fitimin, ndërsa pragu i regjistrimit në skemën e TVSH-së u rrit në 10 milionë lekë.

Për biznesin e mesëm është deklaruar se do të ngrihet një instrument që do të jetë kombinim i granteve me garancinë, me skema që mund të jenë më efektive edhe në përgatitje, por edhe në disbursim.