Lajm i mirë/ 9 persona lanë spitalin sot, shkon në 85 numri i të shëruarve

33

Një tjetër lajm i mirë. Edhe 9 persona të tjerë në Shqipëri janë shëruar nga COVID-19.

Deri tani  85 persona kanë fituar betejën me koronavirusin në vendin tonë.

Një ditë më parë u dha lajmi se edhe një çift i moshuar nga Korça që erdhën në spitalin Infektiv në gjendje të rënduar u shëruan nga COVID-19.

Nënë Sanija dhe Gjysh Izedini, çifti i të moshuarve nga Korça, janë plot 78 dhe 79 vjeç.