LAJM I MIRË/ 97 familje në Lezhë hyjnë në banesa të reja, ja FOTOT

43

 Shtëpitë e rindërtuara në Lezhë hapen dyert për banorët, që të rinisin jetën pas tragjedisë së tërmetit të nëntorit 2019.

Dje, 97 familjet e para morën çelësat e apartamenteve të tyre të reja.

Në kuadër të Programit të Rindërtimit, në Lezhë po ndërtohen 7 pallate të reja me 177 apartamente për strehimin e mbi 600 banorëve.

Po nga Programi i Rindërtimit, në qarkun e Lezhës do të rindërtohen nga e para më shumë se 230 banesa individuale.

Gjatë vitit 2020 nga ana e bashkisë Lezhë janë trajtuar me bonus qiraje më shumë se 340 familje dhe vlera e paguar për bonuset e qirasë nga janari 2020 deri në nëntor 2020 është 63,553,200 lekë.