Lajm i mirë! Drejt përfundimit pediatria e re në Spitalin Rajonal të Elbasanit (FOTO)

44

Investimet në shëndetësi kanë transformuar spitalet rajonale duke ofruar jo vetëm kushte më të mira, por edhe më shumë shërbime cilësore për pacientët. I tillë është edhe investimi që po kryhet në pediatrinë e re të spitalit të Elbasanit, i cili pritet të finalizohet së shpejti.

Ndërtesa e vjetër të spitalit të Kirurgjisë në qytetin e Elbasanit, ndërtim i vitit 1976, i është nënshtruar rikonstruksionit të thellë, dhe sot është kthyer në spital të Urgjencës dhe të Patologjisë, me dy shërbime kryesore, Neurologjinë dhe Kardiologjinë.

Spitali ofron një shërbim me rreth 76 shtretër, 25 për urgjencën, 35 për kardiologjinë, 23 për neurologjinë, sipas standardeve të një spitali rajonal.