Lajm i mirë! Drejt shërimit pacienti i parë me koronavirus në Shqipëri

82

Një lajm fantastik vjen nga ministria e Shëndetësisë. Pacienti i parë i infektuar me koronavirus në Shqipëri është drejt shërimit.

Sipas informacioneve, ka rezultuar negativ në testin e parë pas trajtimit, kontakti i parë i pacientit zero që u identifikua me koronavirusin e ri në Shqipëri.

Pas 48 orësh pritet edhe analiza e dytë, ku edhe do të konfirmohet përfundimisht.

Personi i shëruar është babai i 31-vjeçarit që erdhi nga Firence, i cili njihet edhe si pacienti zero.