Lajm i mirë/ Lehtësohen procedurat për provimin e patentës, ja si përfitoni

111

Procedurat e provimit të patenentës janë lehtësuar akoma më shumë.

Lajmin e ka njoftuar vetë Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, e cila ka pohuar se të gjithë aplikantët do të ritestohen vetëm për testin ku nuk janë kalues.

DPSHTRR ka bërë me dije gjithashtu se i gjithë procesi I testimeve të patentave do të informatizohet.

“DPSHTRR lehtëson procedurat! JO më riaplikim për Test Teorie nëse e ke marrë atë por ke ngelur në Praktikë. JO përsëri pagesa, tarifa e shpenzim kohe nga e para. Do ritestohesh vetëm për Testin ku nuk je kalues! Gjithashtu i tërë procesi i rradhës së Testimeve do informatizohet!”