Lajm i mirë/ Lejet ndërkombëtare të qarkullimit bëhen 3-vjeçare, pa kosto shtesë

65

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën me dije se nga data 1 shkurti 2019, do lëshojë leje ndërkombëtare qarkullimi, për të gjitha automjetet, me vlefshmëri 3 vjet, pa rritur tarifën aktuale të lejes 1-vjeçare.

Drejtoria thotë se kjo masë është lehtësim i madh, kursim kohe për ata që paraqiteshin në sportele çdo 1 vit, kursim monetar për qytetarët e subjektet.