Lajm i mirë/ Më 17 shkurt, konferenca e donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë

76

Më 17 shkurt do të zhvillohet konferenca e donatorëve për Shqiperinë, thote presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen.

“Konferenca e donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e saj për rindërtim pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit të vitit të kaluar do të zhvillohet në 17 shkurt 2020 në Bruksel. Bashkimi Evropian qëndron pranë Shqipërisë”, tha ajo.

Ajo nënvizoi se Shqipëria dhe Maqedonia Veriore i përmbushën kushtet e vendosura, tani është radha e BE-së për të filluar bisedimet e pranimit

Von Der Leyen: Metodologjia e re e zgjerimit do të prezantohet para samitit të Zagrebit. Hapje e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do jetë paralelisht me reformimin e procesit të zgjerimit.