Lajm i mirë/ Nis asfaltimi i rrugës së Arbrit, hapen 5 nga 6 tunelet

99

Nis shtrimi i asfaltit në kilometrat e parë nga Tirana në Rrugën e Arbrit Kjo rrugë është e shumëpritur nga dibranët, pasi përveçse do të shkurtojë e lehtësojë ndjeshëm lëvizjen drejt Tiranës, do të sjellë tjetër impuls zhvillimi për Dibrën.

Rruga e Arbrit është një vepër inxhinierike komplekse, e cila do të bëhet realitet, pas dhjetëra e dhjetëra vitesh pritje e premtime, brenda vitit 2021.

Sa i takon punimeve, janë hapur edhe 5 nga 6 tunelet dhe po punohet në tunelin kryesor të Murrizit, ku për shkak të formacioneve gjeologjike do të ecet paralelisht me një bypass panoramik për të mos shtyrë afatin e hapjes së rrugës vitin e ardhshëm.

Nga 70 km rrugë që ka Rruga e Arbrit dhe 6 tunele, janë përfunduar 5 tunele dhe më shumë se 54 km janë të përshkueshme.