Lajm i mirë/ Nxënësit nga Patosi spikasin në një projekt ndërkombëtar

57

Nxënës të shkollës “Zhani Ciko” kanë prezantuar punën e tyre lidhur me ndryshimet klimatike, një nga temat kryesore të zhvillimit të qëndrueshëm, në Konferencën për Tranzicionin e Energjisë në rajonin e Mesdheut në Bruksel, gjatë Javës Evropiane të Rajoneve dhe Qyteteve.

Nën kujdesin e mësueseve të tyre, nxënësit kanë spikatur në konkursin e lançuar nga “Crescendoschool”, një projekt i Britanisë ku u shpallën fitues duke iu dhënë mundësi nxënësve Edvi Bedini, Suela Muhametaj, Analdi Bedini dhe Stela Muhametaj të merrnin pjese e të prezantonin punën e tyre në Climateurop Festival Serbi.