Lajm i mirë për njerëzimin/ Zbulohet pilula që parandalon infarktin

79

Një pilulë në ditë që mban katër ilaçe, mund të reduktojë numrin e atakeve kardiake dhe infarkteve me një të tretën e mundësisë.

Polypill, mban aspirin që hollon gjakun, një statinë që ul kolesterolin dhe dy ilaçe për uljen e presionit të gjakut.

Kërkuesit, në Iran dhe Britaninë e Madhe, thonë se pilula ka një ndikim të madh dhe mund të kushtojë fare pak. Ata sugjerojnë se pilula mund t’i jepet kujtdo që ka kaluar një moshë të caktuar, në vendet e varfra, ku mjekët kanë më pak opsione dhe janë më pak në gjendje të vlerësojnë gjendjen e çdo individi.