Lajm i mirë për shoferët/ Ulet ndjeshëm çmimi për rinovimin e patentave për…

137

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë ata që duan të rinovojnë patentën e klasit B me kufizim afati vlefshmërie nga mosha apo specifikat shëndetësore, në vetëm 2, 3 ose 5 vjet.

DPSHTRR njofton se këta aplikantë do të përfitojnë ulje drastike të tarifës nga 3,500 Lekë në 2,000 Lekë, pra çmimet ulen me 43%.

Njoftimi i plotë

Tjetër LAJM I MIRË nga DPSHTRR!

Performanca pozitive e kompanisë, rendimenti e mirëadministrimi ka rritur qarkullimin duke përmirësuar normën e kthimit dhe të ardhurat! Si shërbim publik, DPSHTRR ka prioritet qytetarin dhe uljen e kostove për kategoritë sociale që rëndohen nga tarifat!

Rreth 30 mijë aplikantë në vit rinovojnë lejedrejtimin (B) me kufizim afati vlefshmërie nga mosha apo specifikat shëndetësore, në vetëm 2, 3 ose 5 vjet afat! Nga Nëntori 2021 këta aplikantë do të përfitojnë ulje drastike të tarifës nga 3,500 Lekë në 2,000 Lekë!