Lajm i mirë për të gjithë ata që duan të blejnë makinë

91

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën të ditur se prej datës 1 mars, do të ofrojë për të gjithë qytetarët një shërbim që deri tani u ka kushtuar shumë para dhe kohë.

Bëhet fjalë për ndryshimin e pronësisë së mjeteve, që tashmë do të kryet direkt pranë sporteleve të Drejtorive të Transportit.

Ofrimi i këtij shërbimi pranë sporteleve të Drejtorisë së Transportit Rrugor do të sjellë shumë lehtësi për qytetarët, pasi ata mund të verifikojnë online nëse mjeti që ata kërkojnë të blejnë ka gjoba apo taksa të papaguara.