Lajm i mirë për ushtarakët: Nga korriku 10 mijë lekë pagesë shtesë për ushqimin

34

Duke nisur nga muaji korrik, mijëra ushtarakë shqiptarë do të kenë çdo muaj në pagën e tyre, një shtesë prej 10 mijë lekësh, si kompensim për ushqimin.

Miratimi prej 10 mijë lekësh (100 mijë lekë të vjetra) si shtesë në pagat mujore të ushtarakëve nuk është thjesht një zhvillim me impakt të konsiderueshëm pozitiv në buxhetet familjare të ushtarakëve, por edhe një shenjë vlerësimi për punën e jashtëzakonshme gjatë këtyre viteve duke e bërë FA institucionin më të besuar për shqiptarët