Lajm i mirë/ Qëndrimi ulur nuk shkakton dhimbjen e shpinës

38
Dhimbja e shpinës nuk shkaktohet nga puna e zyrës. Pra qëndrimi me orë të tëra para kompjuterit, nuk është shkaku i kësaj dhimbje, siç mendohej deri më tani. Këtë e konfirmon një studim australian që ka zgjatur 30 vjet duke ekzaminuar më shumë se një milion njerëz.
 
Sipas autorëve të studimit, pavarësisht se qëndrimi ulur për kohë të gjatë mund të ketë pasoja negative mbi shëndetin e njeriut, nuk ekziston asnjë e dhënë shkencore që të vërtetojë këtë gjë. Qëndrimi ulur për kohë të gjatë mund të shkaktojë ngurtësim muskulor, por nuk dëmton në mënyrë të drejtpërdrejtë strukturën e shtyllës kurrizore, siç ndodh në punë të tjera shumë të rënda fizike, të cilat lënë pasoja.
 
Ky studim është më i kompletuari i realizuar deri më sot mbi këtë argument, pra lidhjen e punës sedentare dhe rreziku i dëmit në shtyllën kurrizore.