Lajm i shkëlqyer, zgjedhja e Shqipërisë si anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s

4

Një lajm i shkëlqyer që vjen nga Parisi, ku me 134 vota Shqipëria u zgjodh anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s për periudhën 2023-2027, struktura më e lartë ekzekutive e organizatës.

Shqipëria u zgjodh dje anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s për periudhën 2023-2027.

Shqipëria u bë pjesë e UNESCO-s 65 vjet më parë. Kodiku i Purpurt i Beratit, që daton në shekullin VI dhe është i shkruajtur në pergamenë të purpurt, Kodiku i Artë (Codex Aureus) i cili i përket shekullit IX dhe është i shkruajtur në pergamenë me shkronja ari, si dhe Liqeni i Ohrit, Lumi i Gashit, Rrajca, Berati, Butrinti dhe Gjirokastra janë pasuritë shqiptare që janë pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

/ata.gov.al